Takimi me presidenten, Kurti: Unë dua të shkoj me konstruktivite dhe optimizëm aty - NACIONALE

Takimi me presidenten, Kurti: Unë dua të shkoj me konstruktivite dhe optimizëm aty

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i VV-së, Albin Kurti, ka treguar se në takimin e sotëm me presidenten do të shkojë me konstruktivitet dhe optimizëm.

Pas mbledhjes së qeverisë, ai ka thënë se beson se aty do të diskutohet tema për të cilën janë ftuar.

“Takimi që do ta kemi në zyrën e presidentes, aty besoj se do të diskutohet tema për të cilën jemi ftuar e kjo ëshët hapat e mëtutjeshëm. Meqenëse në tentimin e parë nuk u arrti formimi i qeverisë së re. Dhe unë dua të shkoj me konstruktivite dhe optimizëm aty”, ka thënë Kurti.

Lajme të ngjashme