Takimi me Kurtin, PDK tregon se çka do të paraqesë aty - NACIONALE

Takimi me Kurtin, PDK tregon se çka do të paraqesë aty

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi do të paraqes qëndrimin e kësaj partie mbi mënyrën e zhbllokimit të situatës në Kuvendin e Kosovoës.

Kjo është thënë nga deputeti Përparim Guda gjatë një konference për media.

“Takimi i sotëm do të shërbejë për të diskutuar daljen nga bllokada institucionale pas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Kryetari Krasniqi do të paraqesë pikëpamjet e Partisë Demokratike të Kosovës mbi hapat e nevojshëm për tejkalimin e kësaj situate, duke u mbështetur në analizën e thelluar të aktgjykimit. Për çështjet e tjera, ai do të deklarohet pas takimit,” – tha Gruda.

Ftesa për këtë takim nga ana e Kurtit vjen si reagim ndaj aktgjykimit të publikuar dje nga Gjykata Kushtetuese, që trajton ngërçin aktual në Kuvendin e Kosovës.

Lajme të ngjashme