Takimi me Kurtin, Erdogan: Mirëpresim zbutjen e tensioneve mes Kosovës e Serbisë
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka theksuar se e mirëpresin zbutjen e tensioneve Kosovë-Serbi.
Sipas njoftimit të zyrës për media të presdencës turke, në takimin Kurti-Erdogan janë trajtuar marrëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe Kosovës, lufta në Palestinë si dhe çështjet rajonale dhe globale.
“Është i mirëseardhur fillimi i zbutjes së tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por se është e rëndësishme që të sigurohet progres konkret lidhur me këtë çështje” thuhet në komunikatë.
Po ashtu Erdogan në takimin me Kurtin ka potencuar edhe “mbështetjen aktive që duhet t’i jepet Palestinës”.