Takimi me Erdoganin, presidenti turk ia përmend Osmanit “rëndësinë e luftimit të gylenistëve” në Kosovë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me presidentin turk, Rexhep Erdogan, në margjina të Forumit Diplomatik në Antalia.
Sipas “Klan Kosova”, presidenca turke ka dhënë detaje përmes një njoftimi në lidhje me këtë takim.
Dy presidentët, raportohet se kanë folur për luftën kundër terrorizmit, ndërsa Erdogan ka theksuar “progresin në marrëdhëniet mes Turqisë dhe Kosovës, duke theksuar rëndësinë e luftimit të strukturës së FETO-s në Kosovë”.
“Përveç kësaj, Turqia ka qenë e përfshirë në mënyrë aktive në Kosovë përmes pjesëmarrjes së saj në misionin paqeruajtës të udhëhequr nga NATO, Forca e Kosovës (KFOR). Forcat turke kanë luajtur një rol të rëndësishëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, duke mbështetur përpjekjet e Kosovës drejt sigurisë dhe zhvillimit.” – citohet se ka thënë ai.
Ndërkaq, Osmani përmes një njoftimi rreth takimit, shprehi falenderime ndaj presidentit turk.