Takimi Kurti-Vuçiq në Ohër: Lajçak viziton Beogradin - NACIONALE

Takimi Kurti-Vuçiq në Ohër: Lajçak viziton Beogradin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas Prishtinës, emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do ta vizitojë Beogradin.

Krejt kjo në kuadër të përgatitjeve para takimit të 18 marsit në Ohër.

Takimi është planifikuar për në orën 14:30 në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Serbisë, ndërsa pas takimit do të publikohet një komunikatë për media.

Lajçak vizitoi edhe Prishtinën ku pati takime me përfaqësues të qeverisë dhe opozitës në Kosovë, shefa të misioneve ndërkombëtare, si dhe me ambasadorë të akredituar në Kosovë.

Nuk dihet nëse në këtë takim mund të nënshkruhet marrëveshja, për të cilën duket se ka dilema Beogradit zyrtar.

Lajme të ngjashme