Takimi Kurti-Lajçak, Qeveria tregon cilat tema u diskutuan
Qeveria e Kosovës ka dhënë detaje për takimin ndërmjet kryministrit Kurti dhe emisarit Lajçak.
Ata nëpërmjet një komunikate kanë treguar se mbarëvajtja e dialogut e elementet e kornizës së marrëveshjes, kanë qenë tema të diskutimi.
“Mbarëvajtja e procesit të dialogut, elementet e kornizës themelore të marrëveshjes, zbatimi i plotë dhe i shpejtë i udhërrëfyesit për energji dhe çështjet aktuale, ishin temat kryesore të diskutimit. Kryeministri Kurti e falënderoi z. Lajčák për angazhimin e tij në rrugën drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me njohjen reciproke në qendër”, thuhet në komunikatë.
E pas takimit, Miroslav Lajçak ka theksuar se është në dorën e Kosovës dhe Serbisë ta përcaktojnë rrugën e dialogut.