Takimi i thirrur nga Kurti – liderët e partive ende në diskutime edhe pas më shumë se një ore - NACIONALE

Takimi i thirrur nga Kurti – liderët e partive ende në diskutime edhe pas më shumë se një ore

1 vit më parë

nga NACIONALE

Prej më shumë se një ore, liderët kryesorë të partive politike janë mbledhur në një takim të ftuar nga kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me qëllimin për të gjetur një rrugëdalje nga bllokada institucionale që po e mban vendin në ngërç politik.

Ky takim zhvillohet në sfondin e një aktgjykimi të fundit të Gjykatës Kushtetuese, e cila theksoi se Kuvendi i Kosovës duhet të konstituohet brenda një afati prej 30 ditësh nga dita e konstituimit të mëhershëm.

Në tryezën e diskutimeve po marrin pjesë edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, së bashku me deputeten Vlora Çitaku, si dhe lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, që shoqërohet nga shefja e grupit parlamentar, Hykmete Bajrami. Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është përfaqësuar nga deputetja Time Kadrijaj.

Lajme të ngjashme