Takimi i paralajmëruar i Osmanit me opozitën, Abdixhiku: Po, do të shkoj
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është shprehur i gatshëm të shkojë në takimin që presidentja Vjosa Osmani ka paralajmëruar me partitë opozitare.
Pas takimit më Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së, Abdixhiku ka thënë se qëndrimet e tij kritike për Asociacionin do t`i shpreh edhe në takim me presidenten Osmani.
Sipas tij, drafti-statuti i pranuar nga Kosova është autonomi territoriale për serbët e Kosovës.
“Natyrisht se po. Por, këto qëndrimet që po i bëj publike, do t’i bëj edhe në takim. Për LDK-në, ndonëse është ende lexim i imi si kryetari i partisë, ne do të presim Kryesinë për të marrë qëndrimin përfundimtar, por për LDK-në draft-statuti është një autonomi e zgjeruar territoriale me tendencë drejt federalizimit. Dhe këto pikëpamje do t’i bëjmë publike gjithandej”, ka thënë Abdixhiku.