Takimet konsultative për qeverinë e re: Kurti sot takon deputeten Balje, kryetarja e SDU ka një kërkesë
Në kuadër të takimeve konsultative me partitë politike për formimin e qeverisë së re, Kandidati i VV-së për kryeministër, Albin Kurti, sot do të takojë kryetaren e Unionit Socialdemokrat (SDU), Duda Balje.
Këtë e ka konfirmuar vetë deputetja Balje.
“Kam pasur një komunikim sot, edhe nesër në ora 09:00 unë me përfaqësues të partisë sime do të shkojmë në takim në qeveri,” ka deklaruar Balje në Debat Plus.
Ajo ka treguar edhe kushtet që partia e saj i ka për koalicion me VV-në.
“Po, patjetër. Nuk jam duke lëvizur prej vendimit që kemi marrë brenda partisë. Kërkesa është prej ditës së parë, edhe sot edhe nesër. Në fakt, nuk është kusht, por është pjesë e marrëveshjes për qeveri,” ka theksuar Balje.