“Takim koti”: Deklarohet Bislimi pas bisedimeve me Petkoviq e Lajçak për dinarin - NACIONALE

“Takim koti”: Deklarohet Bislimi pas bisedimeve me Petkoviq e Lajçak për dinarin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëvendëskryeministri, njëherit kryenegociatori në bisedime me Serbinë, Besnik Bislimi e ka quajtur “koti”, takimin e sotëm në Bruksel për çështjen e dinarit.

Ai pas një takimi trepalësh ku ishte pjesë edhe pala serbe, ka thënë se Serbia paraqiti propozimin e saj dhe se nuk kishte ide se si të trajtohej propozimi fillestar i emisarit evropian, Miroslav Lajçak.

RTK raporton se Bislimi e quajti këtë “takim koti”.

Po ashtu, mes tjerash raportohet se javën e ardhshme, pritet të mbahet edhe një takim tjetër në lidhje me këtë çështje.

Lajme të ngjashme