Takim koordinues për projektligjet në sistemin e drejtësisë
Përfaqësues të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës zhvilluan sot një takim pune në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, me fokus në koordinimin e qëndrimeve lidhur me projektligjet e hartuara nga Ministria e Drejtësisë.
Në takim morën pjesë Kryetari i Komisionit për Çështje Normative, Visar Krasniqi, anëtari Bahri Hyseni dhe sekretarja Margarita Gjocaj, si dhe përfaqësuesit e grupit punues nga Këshilli Gjyqësor, Bisnik Bislimaj, Ngadhnjim Arrni dhe Argzon Muçaj.
Diskutimet u përqendruan në shkëmbimin e pikëpamjeve dhe harmonizimin e qëndrimeve për çështje të rëndësishme që lidhen me avancimin e kornizës ligjore, në kuadër të Deklaratës së Përbashkët të Zotimit.
Pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e një qasjeje të koordinuar ndërinstitucionale, me synim forcimin e reformave në drejtësi dhe ndërtimin e një sistemi ligjor më të qëndrueshëm dhe efektiv.