Takim i krahut të Abdixhikut në LDK, Osmani sërish nuk deklarohet për media
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sërish sot ka qenë pjesë e takimit të grupit të Lumir Adixhikut, të cilët sot janë mbledhur në parti për të shqyrtuar nënshkrimet e dorëzuara dje.
Pas takimit, ajo nuk ka dashur të deklarohet për media.
Pyetjeve të gazetarëve ajo është munduar të iu shmanget duke i fituar ata në kafe.
“Faktikisht e kam bërë nijet me jau qit edhe juve nga një kafe sot. Kështu që, kur ta kryni me Shkëmbin, se jeni tu nejt shumë gjatë këtu, ju pres këtu afër”, ka thënë ajo, raporton EO.