Tajvani ngre në qiell aeroplanë për të trembur 20 aeroplanë kinezë
Forcat e Tajvanit ngritën në qiell disa aeroplanë për të paralajmëruar dhe larguar 20 aeroplanë kinezë, përfshirë 14 që e kaluan vijën e mesit në Ngushticën e Tajvanit, citohet të ketë thënë Ministria e Mbrojtjes në ishull.
Sipas Tajvanit, duket se Kina ka bërë ushtrime simuluese të sulmit ndaj ishullit vetëqeverisës.
Tajvani gjithashtu vërejti 14 anije ushtarake kineze duke kryer aktivitete përreth Ngushticës së Tajvanit, thuhet në një deklaratë të ministrisë tajvaneze.