Tajvani e akuzon Kinën se ka bërë simulim të sulmit me aeroplanë e anije
Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit i ka akuzuar forcat kineze për kryerje të simulimeve të sulmit me aeroplanë e anije drejt ishullit kryesor të shtunën.
Disa grupe aeroplanësh e anijesh kineze u vërejtën në Ngushticën e Tajvanit. Disa prej tyre e kaluan vijën e mesit, tha kjo ministri.
Ushtria tajvaneze përdori anije patrulluese për të vënë në gjendje gatishmërie raketa me bazë në breg si kundërpërgjigje.
Ministrat e Jashtëm të Shteteve të Bashkuara, Australisë dhe Japonisë i kanë bërë thirrje Kinës përmes një deklarate të përbashkët që menjëherë t’i ndërpresë ushtrimet ushtarake përreth Tajvanit.