Tahri: Komisioni do të hetojë rolin Ridvan Muharremi në rezerva shtetërore - NACIONALE

Tahri: Komisioni do të hetojë rolin Ridvan Muharremi në rezerva shtetërore

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Edhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kundërshtuar pretendimet e partisë në pushtet se komisioni hetimor parlamentar për rezervat shtetërore synon të merret me çështje penale.

Ai ka thënë se komisioni do të hetojë aspektet tjera të kësaj afera.

Tahiri ka bërë me dije se komisioni do të hetojë lidhjet e Ridvan Muharremit me kryeministrin Kurti.

Mimoza Kusari duhet ta dijë që pushtetet janë të ndara dhe kur një shefe e Grupit Parlamentar thotë se Prokuroria ka bërë spektakël, në fakt këtu është ndërhyrja. Këtu menjëherë ndërhyn politika. Personi në fjalë, zotëri Ridvan Muharremi çka do të thotë për ministren. Ne duhet me pa cili është roli i tij në rezerva shtetërore. A është faji te Rozeta a te Ridvani. Tani ku mbet ai polaku. Qysh hyni ai polaku në këtë proces të rezervave shtetërore. Jemi duke folur për një marrëveshje sekrete konfidenciale”, ka theksuar Tahiri.

Lajme të ngjashme