Tahiri: Vota për Bedri Hamzën është votë shprese për Kosovën
Kandidati për deputet i PDK-së, Abelard Tahiri, ka publikuar një videomesazh drejtuar qytetarëve, ku bën thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhje dhe për mbështetje të vizionit zhvillimor të Partisë Demokratike të Kosovës.
Në mesazhin e tij, Tahiri thekson se zhvillimi për çdo familje dhe shpresa për Kosovën vijnë përmes stabilitetit, punës dhe një qeverisjeje serioze. Ai fton qytetarët që të dielën të bëjnë zgjedhjen e duhur duke votuar për kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza, dhe për Partia Demokratike e Kosovës (PDK).
“Vota juaj është vendimtare për një të ardhme më të mirë për të gjithë,” thekson Tahiri në videomesazhin e tij.