Tahiri takohet me Jasharajn: Ligji për skemat pensionale i diskriminon mësimdhënësit - NACIONALE

Tahiri takohet me Jasharajn: Ligji për skemat pensionale i diskriminon mësimdhënësit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Besnik Tahiri, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është takuar me kryetarin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj.

Pas takimit, Tahiri ka njoftuar se është diskutuar rreth Ligjit për Skemat Pensionale, që, sipas tij, i diskriminon mësimdhënësit.

“Në takim me kryetarin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), z. Rrahman Jasharaj, diskutuam edhe njëherë Ligjin për Skemat Pensionale, i cili diskriminon pensionistët kontributdhënës e më së shumti mësimdhënësit”, ka thënë Tahiri.

“Lidershipin e SBAShK-ut e njoftova se Grupi Parlamentar i AAK-së, ka dorëzuar tek Avokati i Popullit ankesën rreth këtij diskriminimi dhe se jemi në mbështetje të plotë të ndalimit të këtij diskriminimi, duke përfshirë edhe kontestimin e ligjit në Gjykatën Kushtetuese” – vazhdoi ai.

Lajme të ngjashme