Tahiri: Serbia po e kërcënon sigurinë e Kosovës, të thirret Këshilli i Sigurisë - NACIONALE

Tahiri: Serbia po e kërcënon sigurinë e Kosovës, të thirret Këshilli i Sigurisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka bërë me dije se Serbia është duke e kërcënuar hapur sigurinë dh stabilitetin e Kosovës.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se institucionet e Kosovës janë duke heshtur rreth kësaj çështje.

Serbia është duke kërcënuar hapur sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës dhe rajonit këto ditë. Qeveria jonë ka mbetur e heshtur, kryeministri por edhe presidentja! Urgjentisht duhet Këshilli i Sigurisë kombëtare të thirret për të dhënë përgjigje zyrtare ndaj kësaj situate mjaft të ndjeshme”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme