Tahiri: Rruga për Podujevë është bërë si në Kandahar
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar për gjendjen e rrugëve magjistrale në Podujevë, Gjakovë, Mitrovicë e Gjilan, të cilat ende nuk janë përfunduar nga Qeveria e Kosovës.
Tahiri ka thënë se këto rrugë janë bërë të rrezikshme si në Kandahar, teksa ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti.
"Rruga për Podujevë është bërë si rrugë për Kandahar, e rrezikshme, e dëmshme për njerzë e vetura dhe gati e patejkalueshme. Pothuajse në të njëjtën gjendje janë edhe rrugët për Gjakovë, Mitrovicë e Gjilan, pra në të katër anët e Kosovës rrugët janë të bllokuara, ndërsa lavdet nuk ndalen", ka thënë Tahiri.
Statusi i tij: