Tahiri: "Republika Srpska" e Kurtit në letër, çfarë do të bëjë Kosova?
Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedime me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se "Republika Srpska" e Albin Kurtit tashmë është në letër.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se Këshilli i Ministrave të BE-së ka kërkuar zbatimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Tahiri është shprehur e shqetësuar me faktin që Qeveria e Kosovës më nuk po i mohon kompetencat ekzekutive të Asociacionit.
“'Republika srpska' e Kurtit ne leter - Keshilli i ministrave te BE kerkoi zbatimin - qeveria nuk mohon kompetencat ekzekutive te asociacionit - cfare do te bej Kosova?”, ka shkruar Tahiri.