Tahiri: Qeveria Kurti për 45 ditë nuk ka mundur ta bëjë një buxhet - NACIONALE

Tahiri: Qeveria Kurti për 45 ditë nuk ka mundur ta bëjë një buxhet

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka kritikuar Qeverinë për Buxhetin 2026, i cili është miratuar dje në lexim të dytë në Kuvend.

Ai ka thënë se kjo qeveria ka pasur kohë 45 ditë dhe nuk ka mundur të bëjë një projektligj për buxhetin ashtu siç duhet.

Në një intervistë për emisionin “Interaktiv”, Tahiri ka ngritur shqetësime të mëdha lidhur me mënyrën e hartimit dhe miratimit të buxhetit.

“Për 45 ditë nuk paskan kohë me i vendos vijat buxhetore për investime në energji, nuk paskan pas kohë për financimin e aparatit shtetëror që i kanë rrit ministritë, nuk paskan pas kohë me rrit buxhetin për fondin e sigurimeve shëndetësore, nuk kanë pas kohë për projektet thelbësore strategjike, nuk ka pas kohë se çka do të bëjë me investimet kapitale, e paska pas kohë për rrogën e 13-të. A do ta marrë sektori privat? A nuk ka dit apo nuk ka dashur Kurti me përcaktu një rrogë të 13-të për sektorin privat? Po flasim për një qeveri qe për 45 ditë nuk ka mundur ta bëjë një buxhet”, ka vlerësuar Tahiri.

Lajme të ngjashme