Tahiri pyet: Çfarë ka Albin Kurti që nuk e përmend emrin tjetër të asociacionit?
Ish-kryenegociatorja e Kosoëvs për dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë disa fjalë për qëndrimet e kryeministrit, Albin Kurti për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Tahiri ka thënë se Kurti tashmë nuk po përmend emër tjetër të Asociacionit, duke nënkuptuar emrin “Zajednica” që përdoret me të madhe nga VV-ja.
E sipas Tahirit kjo gjë ka ndryshuar pas vizitës së Këshilltarit të Blinkenit, Derek Chollet në Kosovë.
“Cfare ka Albin Kurti qe nuk e permend emrin tjeter te asociacionit? Sic po duket pas vizites se zyrtarit te larte amerikan Chollet, gjerat ndryshuan...”, ka shkruar ajo në Facebook.
Kutjojmë se Chollet kërkoi që të themelohet Asociacionin në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
