Tahiri: Punëtorët e sektorit privat e mbajnë në këmbë ekonominë
Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se punëtorët e sektorit privat mbajnë në këmbë ekonominë e vendit.
Në një shkrim në Facebook, ai ka shpërndarë një deklaratë të kryetarit të Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, të cilin e ka falënderuar “për guximin për ta thënë të vërtetën”.
“Asnjëherë nuk kam shkruar dhe nuk i kam dërguar asnjë fjalë timen kryetarit Azemi apo sindikatës së tij për këtë çështje. Sepse kjo nuk është për përfitim personal apo për komunikim formal, kjo është bindje personale.
E bëj këtë sepse besoj në përfaqësimin e drejtë të një kategorie që për shumë kohë ka mbetur në hije, edhe pse janë pikërisht punëtorët e sektorit privat ata që mbajnë në këmbë ekonominë dhe kontribuojnë që të paguhen edhe pagat në sektorin publik.
Megjithatë, faleminderit, kryetar Azemi, për guximin për ta thënë të vërtetën”, ka shkruar ai.