Tahiri: Prokuroria e hetuesia ka dyshime për keqpërdorim dhe ndërhyrje në rundin e parë - NACIONALE

Tahiri: Prokuroria e hetuesia ka dyshime për keqpërdorim dhe ndërhyrje në rundin e parë

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Kandidati i PDK-së për Komunën e Mitrovicës, Aian Tahiri, ka thënë në Rubikon, se prouroria dhe organet e tjera të drejtësisë, kanë dyshime sepse aty janë dorëzuar dyshime të bazuara mirë, se kishte ndërhyrje dhe keqpërdorim në rundin e parë të zgjedhjeve në Mitrovicë.

“Realisht ka ndodhur një fenomen që ka diskrepancë të madhe në mes të asaj që është raportuar nga Exit-Pollet, si rezultat i punës së tyre profesionale, dhe numërimit të votave nëpër klasë në shkolla të caktuara”.

“Ajo që aktualisht është reale, është se organet kompetente, dhe hetuesia, por edhe prokuroria, kanë dyshime të bazuara, janë deponuar dyshimet e bazuara, për keqpërdorim dhe ndërhyrje tek vullneti i qytetarëve në ditën e zgjedhjeve. Ato janë duke bërë punën e vet në mënyrë që të zbardhet e vërteta, dhe unë jam dhe thërrasë të punohet intensivisht, dhe besoj te organet kompetente që do ta bëjnë punën e tyre në mënyrën më profesionale të mundshme, për shkak që është e nevojshme dhe duhet zbardhur e vërteta”, u shpreh Tahiri.

Lajme të ngjashme