Tahiri poston fotografi të rrallë të heroit Sali Çekaj: Ishte i gëzuar për thyerjen e kufirit
Sot shënohet 25 vjetori i rëniës në altarin e lirisë të Sali Çekajt, ish-komandant i Kosovës në betejën e Kosharës dhe i dekoruar si hero i Kosovës pas rëniës dëshmor.
Me këtë rast, Edi Tahiri, ish-politikane e rëndësishme kosovare, ka publikuar një fotografi me heroin Çekaj, gjersa ky ishte gjallë.
Tahiri ka shkruar se Çekaj ishte i gëzuar për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar.
“Sali Cekaj miku im dhe bashkeluftetari ra heroikisht ne betejen e Koshares- ishte i gezuar qe thyen kurfirin shqiptaro-shqiptar 🇦🇱 Sot 25 vjet nuk eshte nder ne, por lufta e tij per liri e pavaresi e mbane gjalle perjete! Lavdi!” – ka shkruar Tahiri.