Tahiri: Policia është krenaria e Kosovës, duhet të kenë pagë më të dinjitetshme
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka shkruar një status për 24-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës.
Me anë të një postimi në Facebook, ai ka uruar themelimin e Policisë së Kosovës, teksa ka kritikuar zyrtarët e Qeverisë.
“Policia e Kosovës është krenaria e Kosovës – me këtë fjali do të doja të uroj 24 vjetorin secilit polic, i cili është pjesë e këtij institucioni të sigurisë. Megjithatë, në vend të defilimit të zyrtarëve të Qeverisë në shesh dhe fotografimit me policë, sot Policët e Kosovës kanë pasur nevojë që të marrin lajmin e shumëpritur për shtesat e tyre: Për pagesën e orëve shtesë; për pagesën e rrezikshmërisë; për rritjen e koeficientit të pagave; për Ligjin për Sigurimet Shëndetësore; për Ligjin për Sigurimin Jetësor”, ka shkruar Tahiri.
Tutje, ai ka thënë se policët e Kosovës duhet të kenë pagë të dinjitetshme.
“Megjithatë, në vend të defilimit të zyrtarëve të Qeverisë në shesh dhe fotografimit me policë, sot Policët e Kosovës kanë pasur nevojë që të marrin lajmin e shumëpritur për shtesat e tyre: Për pagesën e orëve shtesë; për pagesën e rrezikshmërisë; për rritjen e koeficientit të pagave; për Ligjin për Sigurimet Shëndetësore; për Ligjin për Sigurimin Jetësor”, ka shkruar Tahiri.
