Tahiri për takimin e Osmanit dhe Kurtit me Blinken: Të ruhet aleanca me SHBA-në
Ish-kryenegociatorja e Kosovës për dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka komentuar takimin e presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit, Albin Kurti me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken.
Tahiri ka thënë se takimi ka rëndësi të madhë strategjike dhe se aleanca më SHBA duhet të ruhet.
“Takimi i nivelit të lartë në ShBA në mes të delegacionit kosovar dhe Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken dje në Washington ka rëndësi të madhe strategjike për Kosovën. Aleanca me ShBA-në është jetike dhe si e tillë duhet të ruhet dhe zhvillohet në vazhdimësi”, ka shkruar Tahiri.
