Tahiri për Raportin e Progresit: Është vlerësimi më i dobët që ndonjë qeveri e ka marrë ndonjëherë - NACIONALE

Tahiri për Raportin e Progresit: Është vlerësimi më i dobët që ndonjë qeveri e ka marrë ndonjëherë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti për gjetjet e Raportit të Progresit.

Në seancën parlamentare ku po diskutohet për këtë çështje, ai ka thënë se ky raport është vlerësimi më i dobët që ndonjë qeveri e ka marrë ndonjëherë.

Është vlerësimi më i dobët e më i rreptë që ndonjë qeveri e ka marrë ndonjëherë. Kjo, pasi Kurti pati fjalë të mëdha për integrimin evropian, e në atë kohë pati vendosë Besnik Bislimi. E unë në atë kohë i pata thënë, kujdes kryeministër se i ke jep shumë punë Bislimit. Nuk mundesh me qenë edhe zëvendëskryeministër edhe për integrim evropian, pasi dihet se ka shumë punë. Prej fillimit është nis ky proces gabim. Kryeministër ky raport ia ka dhënë një diagnozë politikës suaj. Ka thënë se kjo Qeveri është qeveri e regresit për integrime evropiane”, është shprehur Tahiri.

Lajme të ngjashme