Tahiri për Qeverinë Kurti: Duhet të shkarkohet
Besnik Tahiri, shef i grupit parlamentar të AAK-së, ka shkruar një status, përmes sëcilit ka reaguar për bllokimin e komisionit hetimor nga VV-ja.
Sipas tij, ky është një precedent shumë i rrezikshëm.
Tutje, Tahiri ka shkruar se Qeveria Kurti duhet të shkarkohet.
“Në kërkesën e mediave për propozimin e PDK-së për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare më 9 qershor, theksova se ne jemi në diskutim me grupet parlamentare dhe do të kemi një qëndrim. AAK-ja e ka pozicionin më komod në këtë temë. Ne jemi për të shkuar në zgjedhje sa më shpejtë që është e mundur. Por, mendojmë që kjo Qeveri duhet të shkarkohet. Kemi qenë të parët që kemi propozuar inicimin për shkarkimin e kësaj qeverie ose të dorëhiqet. Kryeministri Kurti është dorëzuar dhe veç një qëllim e ka se si ta gjejë një formë për t’ia lënë fajin opozitës për të shkuar në zgjedhje.” – shkroi ai.