Tahiri për partnerët ndërkombëtarë: Po vazhdon retorika irrituese për Banjskën
Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se bashkësia ndërkombëtare po vazhdon me retorikë irrituese për hetimet në rastin e sulmit në Banjskë.
Tahiri përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se nuk ka kuptim që të ketë zvarritje të hetimeve kur dihet avancimi i teknologjisë.
Më tej, ajo ka thënë se kjo gjë nuk është vetëm irrituese por edhe e rrezikshme.
“Po vazhdon retorika irrituese e partnereve nderkombetar rreth hetimeve te rastit te Banjskes nderkohe qe Serbia ende nuk u ndeshkua! E pakuptimte kjo zvarritje perkunder avancimeve teknologjike, incizimeve satelitore dhe Inteligjences artificiale! Po me befason SHBA-ja - sa per BE i duhen muaj te tera derisa merr vendim ne mungese te unitetit ne politiken e jashtme! Kjo nuk eshte vetem irrituese por edhe e rrezikshme...” – ka shkruar ajo.
Statusi: