Tahiri për Kurtin: Rrezikon marrëdhëniet me ShBA-në duke ekspertimentuar, nga të cilat në fund tërhiqet - NACIONALE

Tahiri për Kurtin: Rrezikon marrëdhëniet me ShBA-në duke ekspertimentuar, nga të cilat në fund tërhiqet

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Besnik Tahiri, duke folur për Kosovapress ka thënë se Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, “ka rrezikuar marrëdhëniet” me Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke bërë, siç thotë ai, ekspertimentime nga të cilat gjithashtu në fund tërhiqet.

Ne duhet të jemi real në politik. Bashkimi Evropian e ka pasur mbështetjen e plotë nga Departamenti i Shtetit në agjendën e dialogut të udhëhequr nga z.Lajçak. Kjo Qeveri ka rrezikuar partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për eksperimentime që më pas është tërhequr. A është tërhequr prej tabelave, prej reciprocitetit? A është tërhequr prej zgjedhjeve lokale në veri, ku nisi peticioni për rrëzimin e kryetrarëve që janë me 100 vota. Pse e bëri këtë? Është një eksperimentim që nuk guxojmë me bërë”, tha ai.

Kjo Qeveri dhe ky kryeministër e ka pranuar Marrëveshjen e Brukselit dhe i ka thënë po planit të veprimit të Ohrit dhe po ashtu është dakorduar në Bratislavë për disa tema. Ka shkuar pak më tutje, ky kryeministër dhe ka thënë se unë jam i gatshëm që nesër të nënshkruhet Asociacionin e krejt. Faktori ndërkombëtar kur je në këtë qasje dëshiron të shoh serioz, e ky nuk është serioz. Nuk ka qenë në gjendje t’i dërgojë pesë faqe propozim për Asociacion. Nuk kemi një vlerësim kritik, një vlerësim empirik, institucional të qeverisë së Kosovës për Asociacionin. Në këtë temë nuk ka hajgare dhe në këtë temë duhet seriozitet, të shihet se a është ai statut me probleme. Ne si AAK e kemi studiuar dhe kemi thënë se Arbitrazhi është problem, kemi thënë se superstruktura e prezantuar është problem”, deklaroi Tahiri.

Lajme të ngjashme