Tahiri: për dialogun: Amerikanët s’do të lejojnë Kurtin të fsheh përmbajtjen e bisedimeve
Edita Tahiri, ish-kryenegociatore e Kosovës në dialogun me Serbinë në Bruksel, ka komentuar fazën e re në dialog, që pritet të fillojë përmes një takimi në mes të kryeministrit kosovar Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Tahiri është shprehur në mënyrë interesante, duke shkruar se amerikanët nuk do të lejojnë më Kurtin të fsheh përmbajtjen e bisedimeve.
Tutje, ajo ka theksuar se Asociacioni do të jetë temë qëndrore në dialog.
“Prej diskursit te luftes te marreveshja pa njohje, pranimi i asociacionit, autonomi per pakicen serbe, tensionet ne veri, ndersa tash te zbatimi i Asociacionit, qe do te jet teme qendrore ne dialogun e radhes - Amerikanet do te na tregojne se cfare u bisedua; nuk do te lejojne Kurtin te fsheh permbajtjen e bisedimeve sic beri deri me tash.” – shkroi ajo.