Tahiri: Pati diskrepancë të madhe mes asaj që u raportua dhe asaj që ndodhi në terren - NACIONALE

Tahiri: Pati diskrepancë të madhe mes asaj që u raportua dhe asaj që ndodhi në terren

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Komunën e Mitrovicës së Jugut, Arian Tahiri, ka komentuar rezultatet e exit polleve të 12 tetorit, të cilat fillimisht e pozicionuan atë si fitues të zgjedhjeve, ndërsa rezultatet zyrtare të KQZ-së e kanë çuar garën në raund të dytë, ku ai do të përballet me Faton Pecin e Lëvizjes Vetëvendosje.

E dimë që exit pollet mund të kenë gabime edhe kanë gabime të vogla, 1% deri maksimalisht 3%, shtoi tjetra që në të gjithë qytetet tjera të Kosovës kanë pasur pothuajse saktësi 100%, ndërsa në qytetin e Mitrovicës gjithashtu tri kompani të ndryshme kanë qenë që kanë bërë matje të exit poll-it dhe të tria kanë pasur një diskrepancë shumë të madhe në raport me atë që është raportuar dhe me atë faktike se çka ka ndodhur, por pavarësisht asaj që ka ndodhur, është temë e çështjes së hetuesisë dhe besoj se organet kompetente në mënyrën më profesionale të mundshme do ta bëjnë punën e vet dhe do zbardhet e vërteta”, tha Tahiri në emisionin “Jehona Politike” në Klan Kosova.

Lajme të ngjashme