Tahiri pas mbledhjes së kryesisë: S’u diskutua për çështjen e presidentit - NACIONALE

Tahiri pas mbledhjes së kryesisë: S’u diskutua për çështjen e presidentit

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës do të mbahet këtë të enjte.

Tahiri tha se nuk është diskutuar çështja e presidentit. Ai tha se nëse ftohen në takim nga Kurti, për, siç tha ai, në takime “një me një sikur me pi kafe”, nuk do të marrin pjesë.

“Nuk e kemi diskutuar. Pra po shkon avazi i njëjtë, krejt vajtojnë e bërtasin si me zgjedh presidentin, asnjë veprim nga qeveria. Kjo asht përgjegjësia e Albin Kurtit drejtpërdrejt. Me 66 vota atëherë edhe tash, për me i’a dhanë Kosovës një president. Nuk ka kuptim me i qit edhe njëherë 1 milion popull me votu për shkak se një formacion politik ka dëshirë që ta merr edhe një institucion të pavarur siç asht presidenti. Nuk i ka 80 vota për president. I ka 66 vota për qeveri, ja paftë hajrin. Për me u ba presidenti i Kosovës, duhesh me i pas 80 vota. Për me i pas 80 vota, duhesh me arrit një marrëveshje. Këtë marrëveshje nuk e ka dashtë për shkak se i ka dashtë dy njerëz të partisë t’vet. Qaq asht kjo punë e thjeshtë. Nuk ka kurrfarë, po mundohemi me një farë konspiracioni ‘u takuen kta, u takuen kta’. S’ka dashtë! Me pas dashtë, ishte u nis procesi i konsultimit n’fillim, nji tryezë, kisht diskutu çfarë profili, çfarë kriteri, çfarë potenciali duhet me pas. Nuk ka dashtë. A për me hy në një spektakël publik për qëllime politike? ”, tha ai.

Lajme të ngjashme