Tahiri: Nuk guxon Kuvendi të bëhet muze, kjo bllokadë është shkelje dhe abuzim
Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar zvarritjen e konstituimit të Kuvendit.
Ai ka bërë me dije se Kuvendi nuk duhet të shndërrohet në muze.
Përmes një video profilin e tij në Facebook, Tahiri ka shkruar se VV-ja po vazhdon me shkeljen e Kushtetutës dhe Rregullores së Punës së Kuvendit.
“Po ju drejtohem nga Kuvendi. Në këtë kohë është dashur të fillojë vazhdimi i seancës për konstituimin e Kuvendit, e nuk kemi asnjë ftesë. Është shkelur rregullorja e punës së Kuvendit, është shkelur aktvendimi i Kushtetueses”, ka thënë Tahiri.
Sipas tij, Kuvendi është për të ushtruar funksionin e tij.
“Nuk guxon Kuvendi të bëhet muze. Kuvendi është këtu për ta ushtruar funksionin e vet, për ta filluar punën. Kjo bllokadë është shkelje dhe abuzim”, ka thënë Tahiri.