Tahiri nga Washington DC: Partneriteti dhe miqësia me ShBA-në janë të shenjta - NACIONALE

Tahiri nga Washington DC: Partneriteti dhe miqësia me ShBA-në janë të shenjta

1 vit më parë

nga NACIONALE

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, sot ka filluar vizitën në Washington DC në kuadër të Programit Ndërkombëtar të Udhëheqjes së Vizitorëve.

Përmes një postimi në llogarinë e tij nē Facebook, Tahiri ka treguar për rëndësinë e këtij programi në marrëdhëniet me ShBA.

"Programet e vizitave të tilla kultivojnë marrëdhënie të qëndrueshme me shtetin mik ShBA-në. Takimet profesionale në këtë program gërshetojnë interesat profesionale të pjesëmarrësve dhe mbështesin qëllimet e politikës së jashtme të ShBA-së", ka shkruar Tahiri.

Postimi i plotë:

Në kuadër të Programit Ndërkombëtar të Udhëheqjes së Vizitorëve, sot kam filluar vizitën në Washington DC, SHBA. Ky program është instrumenti kryesor i shkëmbimit profesional i Departamentit të Shtetit.

Programi është mundësi e veçantë për njohje e takime si në Departamentin e Shtetit, Mbrojtjes në Senat dhe Kongres dhe vizita në disa shtete.

Programet e vizitave të tilla kultivojnë marrëdhënie të qëndrueshme me shtetin mik ShBA-në. Takimet profesionale në këtë program gërshetojnë interesat profesionale të pjesëmarrësve dhe mbështesin qëllimet e politikës së jashtme të ShBA-së.

Me këtë rast dua të shpreh vlerësimin e mirënjohjen për Ambasadën dhe Qeverinë Amerikane, për mundësinë që na është ofruar përmes programit.

Partneriteti dhe miqësia me ShBA janë të shenjta dhe esenciale për avancimin e mëtejmë të vendit tonë!

Lajme të ngjashme