Tahiri në Forumin për Gratë: Marrëveshja Kosova-Serbi duhet të ketë njohjen reciproke - NACIONALE

Tahiri në Forumin për Gratë: Marrëveshja Kosova-Serbi duhet të ketë njohjen reciproke

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedime me Serbinë, Edita Tahiri ka thënë se marrëveshja përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë me njohje reciproke.

Tahiri në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë ka thënë se është koha të shënohet historia dhe të hapet kapitull i ri i paqes.

Marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë vetëm njohja ndërmjet dy vendeve pa formulime dykuptimëshe, është koha me shkru një histori të re, me hap një kapitull të ri të paqes në mes marrëdhënieve Kosovë- Serbi. Lini anash formulimet. Do t’i lëmë kohë çështjeve të hapura që të mbyllen, nuk është vetëm për Kosovën dhe Serbinë, kjo vlen dhe për BE-në dhe Ballkanin në veçanti kur e shohim çfarë po ndodh”, tha ajo.

Gjatë këtij Forumi ishte i pranishëm edhe emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, Tahiri ka kritikuar faktin se në delegacionet e bisedimeve në Bruksel nuk ka gra.

Lajçak guxim të madh që vie sot këtu. Nga tavolinën e zbrazët në Bruksel pa gra, as në delegacionin e Kosovës as të Serbisë, nuk e di si mund të vini këtu. Ne jemi këtu, dhe për të qenë në tavolinën e negociatave duhet të jeni në politikë. Unë jam bërë një negociatore për paqen 23 vite më parë, në konferencën e Rambujesë, kam qenë gruaja e vetme në mesin e 15 burrave. Sepse isha lidere kryesore në lëvizjet për liri dhe pavarësi, unë isha politikane dhe e bëri të pashmangshme të mos isha aty”, tha ajo.

Ish- kryenegociatorja ju ka bërë thirrje grave që të mos qëndrojnë larg politikës por të bëhen pjesë e vendimmarrjes.

Lajme të ngjashme