Tahiri me kritika ndaj qeverisë: KFOR-i po përforcohet në veri, sovraniteti po dobësohet - NACIONALE

Tahiri me kritika ndaj qeverisë: KFOR-i po përforcohet në veri, sovraniteti po dobësohet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryenegocitorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri ka thënë se në veri të vendit po dobësohet sovraniteti i shtetit.

Sipas Tahiri, në veri të Kosovë po përforcohet KFOR-i.

Ajo tutje ka thënë se në atë pjesë të vendit nuk po pyetet Kosova dhe se fajtore për gjendjen e krijuar është qeveria.

KFOR-i po perforcohet ne veri, sovraniteti po dobesohet! Madje Kosova nuk po pyetet; ne kete gjendje e ka sjelle kjo qeveri!” – ka shkruar ajo në Facebook.

Për të mos harruar, që dhjetë ditë protestuesit nga komuniteti serb po protesojnë në veri për të kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë.

Lajme të ngjashme