Tahiri: Me këtë Qeveri, Kosova do të mbetet para dyerve të Këshillit të Evropës, i kemi votat që nga koha e qeverisjes tonë
Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka kritikuar Qeverinë Kurti për çështjen rreth anëtarësimit të vendit tonë në Këshillin e Evropës.
Ajo përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se me qeverinë aktuale, Kosova do të mbetet para dyerve të Këshillit të Evropës, e që sipas saj, votat për anëtarësim janë kohë më parë.
Më tej, ajo ka përmendur edhe kushtin për anëtarësim në Këshillin e Evropës, e që është zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pronat e Manastrit të Deçanit.
“Me kete Qeveri Kosova do te mbetet para dyereve te Keshillit te Evropes, per antaresimin e te ciles i kemi votat qe nga koha e qeverisjes tone- Ambasadori gjerman Rhode spjegoi hapur se pa u zbatuar vendimi i Gjykates Kushtetuese per pronen e Manastirit te Decanit nuk do te kete antaresim!” – ka shkruar ajo.
Statusi: