Tahiri: '' Kurti të plotësojë kërkesat e Amerikës, pavarësisht se është antiamerikan'' - NACIONALE

Tahiri: '' Kurti të plotësojë kërkesat e Amerikës, pavarësisht se është antiamerikan''

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryenegociatorja në dialogun në Bruksel, Edita Tahiri, ka kërkuar nga kryeministri Kurti, që ai pa vonesë t’i plotësojë kërkesat e Amerikës.

Ajo e quan Kurtin antiamerikan, dhe thotë se pavarësisht kësaj ai duhet t’I plotësojë kërkesat ë Amerikës, sepse sipas saj Kosova është mbi të gjitha.

‘’Kurti te plotesoj kerkesat e Amerikes pa vonese, pavaresisht se eshte antiamerikan sepse Kosova eshte mbi te gjitha’’- thotë Tahiri përmes një postimi në rrjetin social ‘’Facebook’’.

Ajo shton se Kosova do ta ndëshkojë Kurtin, ashtu siç aleati kryesor amerikan e ndëshkoi Kosovën.

‘’Kosova sot e ndeshkuar nga aleati kryesor amerikan do ta ndeshkoj Kurtin!’’- shtoi Tahiri.

Lajme të ngjashme