Tahiri: Kurti po krijon pozicion për kushtet e dorëzimit
Besnik Tahiri i AAK-së, tha se Kurti po krijon kushte që të diskutojë dorëzimin e tij më opozitën. Thotë se seanca si e sotmja, ‘ka vetëm vonim, se pshtim jo’.
“Kjo qeveri nuk ka si t’iu dalë qytetarëve përpara, pensionistëve, 80 mijë shërbyesve civilë, pagës minimale më të ulët në Ballkan.
Mbi të gjitha, nuk ka si t’ju dalë përpara, as vëllëzërve e motrave tona në diasporë, që nuk ka arritë të bëj një marrëveshje për votimet ne ambasada përkatëse.
Kurti duke u dorëzu ka kriju një pozicion për kushtet e dorëzimit, por ne presim kapitullimin e tij me dorëheqje.
Ka vetëm vonim, se pshtim nuk ka prej ballafaqimit të Kurtit me këto tema”, tha ai.