Tahiri: Kurti dhe deputetët e VV-së shiten sovranista, por i nënshtrohen Dejona Mihalit
Xhafer Tahiri nga LDK ka dhënë një intervistë në DPT te Fidani, ku ka folur rreth situatës në veri të Kosovës.
Duke komentuar marrëdhënien e trazuar të Qverisë së Kosovës me ShBA-në, zyrtari i LDK-së ka theksuar se kryeministri Albin Kurit ka problem personale me SHBA-në.
“Është e qartë se Kurti ka një problem personal me SHBA-në, për shkak të bindjeve të tij të majta. Këtë bindje të tij po mundohet ta imponojë te qytetarët e Kosovës. Të gjithë ideologët e së majtës në Evropë, në shkrimet e tyre i referohen SHBA-së si fuqi imperialiste të shkekullit 21 dhe pretendojnë se shtetet duhet të zhvillojnë njëfarë sovraniteti përballë SHBA-së.” - deklaroi Tahiri në DPT te Fidani.
“Fakti se z. Kurti dhe deptuetët e VV-së shiten si sovranista në studio televizive, ndërkohë që i nënshtrohen Dejona Mihalit, e kanë një kauzë të rrejshme të sovranizmit. Dejona Mihali është lindur e rritur në Shqipëri, ka ardhur për një kauzë këtu, nëse nuk ecën, kthehet atje”, ka thënë Tahiri.
