Tahiri: Kurrë s'duhet harruar se dinjiteti i punëtorit është dinjiteti i shtetit - NACIONALE

Tahiri: Kurrë s'duhet harruar se dinjiteti i punëtorit është dinjiteti i shtetit

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Shefi Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se përkrah kërkesat legjitime të Sindikatës së sektorit privat.

Në Ditën e Punëtorëve, ai ka vlerësuar se Kurr nuk duhet harruar se dinjiteti i punëtorit është dinjiteti i shtetit.

Në profilin e tij në Facebook, Tahiri ka shkruar se sot është me çdo punëtor që nuk trajtohet me dinjitet.

“Sot, më 1 Maj, nuk është thjesht një datë. Është dita e punëtorëve, e atyre që lodhen çdo ditë për të mbajtur familjen, i atyre që ndërtojnë këtë shtet me duart e tyre, shpesh në heshtje e pa u vlerësuar sa duhet. Sot jemi krah për krah me kërkesat legjitime të Sindikatës së sektorit privat. Jemi me familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre në vendin e punës, plagë që nuk shërohen kurrë. Jemi me çdo punëtor që nuk trajtohet me dinjitet, që nuk respektohet sipas kontratës, që detyrohet të zgjedhë mes bukës dhe të drejtës”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.

“Si deputet, kam ngritur zërin për punëtorët në çdo sektor. E kam bërë pata shumë vitesh për ligjin e pagave në sektorin publik, dhe së fundmi për të drejtat e punëtorëve në sektorin privat, sepse ata nuk janë kosto për shoqërinë, por forca që e mban atë gjallë. Kurr s'duhet harruar se, dinjiteti i punëtorit është dinjiteti i shtetit”, ka shkruara ai.

Lajme të ngjashme