Tahiri kritikon Kurtin: Ruajtja e partneritetit me aleatët është obligim - NACIONALE

Tahiri kritikon Kurtin: Ruajtja e partneritetit me aleatët është obligim

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me raportet e Kosovës me aleatët.

Në seancën e sotme solemne të Kuvendit të Kosovës, ai ka kërkuar nga kryeministrit i Kosovës, Albin Kurti, që ta ruaj partneritetin me SHBA-të dhe BE-në.

Në adresimin e tij para deputetëve, Tahiri ka thënë se ruajtja e partneritetit është obligim.

Duhet ta ruajmë partneritetin që e kemi ndërtuar me mund me ShBA-në dhe shtetet e BE-së, kjo nuk është dëshirë, është obligim që e ke marrë nga brezat që dhanë gjithçka për këtë liri”, ka deklaruar Tahiri.

Lajme të ngjashme