Tahiri kërkon mbështetjen e VV-së për formimin e komisionit hetimor për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka prezantuar kërkesën e PDK-së për themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar mbi përgjegjësitë ekzekutive të Ministrisë së Drejtësisë në raport me zjarret e dyshimta në Institutin e Mjekësisë Ligjore, zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit dhe çdo veprimi e mosveprimi të kësaj ministrie që ka cenuar pavarësinë dhe përgjegjësitë ligjore të këtij instituti.
Në adresimin e tij para deputetëve, ai ka thënë se formimi i këtij komisioni do të ndihmonte qartësimin e të gjitha dilemave,
“Të nderuar kolegë deputet, thirrni mendjes, sot është e rëndësishme që ky komision të votohet dhe të shoshim rrjedhën e humbës se mostrave të Astrit Deharit dhe të shohim se si ka ardh zjarrvënia, a ka qenë e qëllimshme apo e paqëllimshme. Unë besoj, sa e kam drejtuar ministrin e Drejtësisë, në atë institut ka figura shumë kreidbile”, ka thënë Tahiri.