Tahiri kërkon ajrosjen e sallës së Kuvendit: Të gjithë deputetët janë si në gjumë
Shefi i Grupit Parlament të AAK-së, Besnik Tahiti, ka kërkuar nga nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, e cila po e udhëheq seancën, të ajroset salla e Kuvendit të Kosovës.
Ai ka bërë me dije se për shkak të nxehtësisë në sallë deputetë po i merr gjumi.
“E nderuar nënkryetare, ju kisha lutur që të kontaktoni me përgjegjësit e sallës që pak ajrosje me pru në sall për shkak se do me i nxa krejt deputetët gjumi. Veç unë po thamë, por të gjithë si në gjumë janë. Ju lutem, në aspektin teknik me e trajtu”, ka thënë Tahiri.