Tahiri: Kemi kërkuar masë për të parandaluar dëmet institucionale - NACIONALE

Tahiri: Kemi kërkuar masë për të parandaluar dëmet institucionale

4 ditë më parë

nga NACIONALE

Shefi i Grupit Parlament të PDK-së, Arian Tahiri, ka treguar se sot i janë drejtuar Kushtetueses për çështjen e krijimin të institucioneve të reja.

Në një konferencë për media, ai ka thënë se Kuvendi i Kosovës nuk është i konstituaur.

Ai ka treguar se në kërkesën e tyre kanë masë të përkohshme.

“Në vazhdimësi kemi folur me respekt për punën dhe profesionalizmin e Gjykatës Kushtetuese, andaj edhe sot flasim me vlerësim dhe besim dhe konsiderojmë andaj vlerësojmë si nevojë imediate që të vendoset masa që të mos prodhojë dëme dhe situata edhe më të rënda në kuptimin juridik dhe institucional”, ka deklaruar Tahiri.

Lajme të ngjashme