Tahiri i PDK-së: Ky Kuvend është kriminalizuar, paska vendosur kryeterorristi Radojçiq për veteranët
Shefi i Grupit Parlamentar, Abelard Tahiri, referuar bisedës së Shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila me kryekriminelin Milan Radojçiq, ka thënë se në seancën e sotme do të kërkojnë të diskutohet për këtë gjë.
“Kryeterroristi Radoiçiq bashkë me qeverinë kanë përcaktuar pagën minimale në Kosovë. Jo vetëm kaq, nga kjo ata përjashtuan veteranët, familjarët e dëshmorëve, ata që lanë gjymtyrët për këtë vend. Zëvendësministri i Drejtësisë, paska qenë edhe më Mimozën edhe me Radoiçiqin. Ky Kuvend është i kriminalizur, vendimmarrje ka marr kryeterroristi Radoiçiqi”, tha Tahiri.