Tahiri i PDK-së: Hyrja e kompanisë së Luan Dalipit në shitblerje të energjisë, argument për prokurorinë rreth agjendës kriminale - NACIONALE

Tahiri i PDK-së: Hyrja e kompanisë së Luan Dalipit në shitblerje të energjisë, argument për prokurorinë rreth agjendës kriminale

1 vit më parë

nga NACIONALE

Abelard Tahiri i Partisë Demokratike të Kosovës në një adresim për gazetarë para Gjykatës Kushtetuese ku e dërguan lëndën për anulim të vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë ndaj 1 mijë e 300 bizneseve për të ashtuquajturin “treg të lirë”, tha se njerëz të afërm me kryeministrin kanë depërtuar mu në këtë treg.

“Tashmë është e qartë sepse kur flas për njerëz të afërm me kryeministrit, është shefi i stafit të kryeministrit, kompania që ai e ka themelu është kompani që sapo është licensu për shitblerje të energjisë”, tha Tahiri.

Nacionale: E a është kjo argument i mjaftueshëm?

Tahiri: “Dëgjo, kjo është argument për prokurorinë se kemi të bëjmë me agjendë kriminale. Ndërsa kur flas që nuk ka treg të lirë, flas që vet ZRRE në një raport të vet 2 muaj parqa se të merret ky vendim thotë vet që nuk ka kushte për liberalizim të treg, edhe Autoriteti i Konkurrencës thotë që nuk ka kuzshte për treg të lirl. Edhe në aspektin juridik besoj që kemi argumentuar jashtëzakonisht mirë...që ky vendim të mos implementohet”.

Lajme të ngjashme