Tahiri i ashpër me VV-në: Bllokimi i Kuvendit është cenim i sovraniteti
Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka bërë me dije se sot në sallën e Kuvendit është paraqitur me ftesë të Grupit Parlamentar të PDK-së.
Para mediave, ai ka bërë me dije se është cenim i sovranitetit dhe rendit kushtetues.
“Sovraniteti i takon popullit, i takon institucioneve të zgjedhura dhe ne këtu jemi të zgjedhurit. Bllokimi i Kuvendit të Kosovës është cenim i sovranitetit, rendit kushtetues dhe demokracisë. Ne nuk do të lejojmë në asnjë formë, mënyrë që të dhunohet e drejta e qytetarëve me qenë në Kuvend dhe me pasë institucioneve. Të tri normat kryesore që e rregullojnë funksionimin e këtij Kuvendi janë shkelë: Neni 66 i Kushtetutës, aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, neni 140 dhe Rregullorja e Punës për t’u mbledhur çdo 48 orë”, ka thënë Tahiri.